Stilisti i njohur Simon Porte Jacquemus dhe bashkëshorti i tij bëhen prindër!

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stilisti i njohur Simon Porte Jacquemus dhe bashkëshorti i tij bëhen prindër!

Stilisti i njohur Simon Porte Jacquemus dhe bashkëshorti i tij Marco Maestri janë bërë prindër. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram është dhënë lajmi i bukur dhe emocionues. Në foto shfaqen duart e binjakeve Mia dhe Sun. Etiketa në kyçin e dorës së fëmijëve tregon se ata të dy kanë lindur të shtunën, 20.04.2024

”Mia and Sun, mirë se erdhët në tokë dashuritë tona. Ju duam shumë. Ëndrra jonë u realizua me ju. Babi Marco dhe babi Simon”,-njoftoi çifti. Rikujtojmë, se Simon dhe Marco u martuan në gusht 2022 në një ceremoni intime në Charleval.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marco Maestri (@maestrimarco)

Simon Porte Jacquemus, 34 vjeç, është një nga talentet e modës bashkëkohore. Më 3 mars 2024 iu dha titulli “Cvalier of the Arts” gjatë Javës së Modës në Paris. Tani me atësinë është realizuar një tjetër ëndërr e tij, këtë herë në sferën private.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65815 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE