I frikësuar se ka diçka mes Gigi Hadid dhe DiCaprios, Zayn Malik kërkon të rikthehet me modelen
vovalbania
September 18, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ish partneri i Gigi Hadid, Zayn Malik nuk i ka pritur mirë spekulimet se ajo ka nisur një romancë me Leonardo DiCaprio. Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me nënën e vajzës së tij, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton Hollywood Life.
“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n, ata kanë një marrëdhënie të mirë tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të. Ndaj këto lajme për të dhe Leo-n e kanë mërzitur shumë”, u shpreh një burim pranë këngëtarit të famshëm.