“Janë zvogëluar dallimet për dinarin”, Lajçak: Pres në Bruksel ide konkrete që të ecim para

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Janë zvogëluar dallimet për dinarin”, Lajçak: Pres në Bruksel ide konkrete që të ecim para

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha për çështjen e dinarit se diferencat e qëndrimeve ndërmjet dy vendeve janë ngushtuar, teksa pret që të ecet para.

Ai ka treguar në një postim në Facebook se pas vizitës në Bosnje Hercegovinë, është kthyer në Bruksel për të gjetur, ashtu siç e quan ai, “një rrugë të mesme” për dinarin.

“Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë diferencën. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar ai.

Lajçak shtoi së në takimin e radhës në Bruksel pret që bisedimet të bazohen në ide konkrete.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE