Mesazhe nga ‘Big Love’/ Romeo përlotet nga mesazhi i Vesa Smolicës!! Si reagoi Heidi?

vovalbania April 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesazhe nga ‘Big Love’/ Romeo përlotet nga mesazhi i Vesa Smolicës!! Si reagoi Heidi?

Teksa produksioni ka bërë të mundur që çifti i cili ndodhet në suitë të lexojë mesazhe të ardhura për ta nëpërmjet ‘Big Love’, dyshja ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet prej shokëve, familjarëve, fansave të tyre etj.

Një mesazh vetëm për Romeon ka ardhur dhe nga një ish-banore e këtij formati.

Bëhet fjalë për Vesën, me të cilën Romeo kishte një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë.

Nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa shkruan: Romeo, ‘Më prit’ që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej, miss you (më mungon), të përqafoj fortë xhan! 

Romeo: Ves, love you shpirti, më ka marrë malli , më fal që nuk të takova më shumë në studio. Shumë faleminderit shpirti, mezi po e pres. Nuk e diskutoj që ka për të dalë shumë e bukur. Faleminderit shumë të përqafoj fortë, të dua fortë lali, faleminderit zemra, nxirre pa dalë unë që këtu të lutem.- shprehet Romeo i përlotur, teksa krahë tij qëndron Heidi duke shijuar pijen që ka në gotën që mban në dorë!

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/Snapinsta.app_video_119605003_1374355646563648_6344628180425934102_n.mp4

Ndërsa Heidi e kaloi këtë mesazh me një buzëqeshje, pa reaguar shumë.

Kujtojmë se Vesa para daljes nga BBV ka pasur debate të ashpra me Heidin, ku e ka quajtur injorante, ndërsa nga ana tjetër Vesa ka treguar mbështetje për Romeon duke i nisur dhe një dron në shtëpi, ku zëvendësonte hashtagun #HeRo me #VeRo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE