Sot protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë/Kujdes rrugët që bllokohen!

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë/Kujdes rrugët që bllokohen!

Sot para Bashkisë së Tiranës zhvillohet protesta e radhës e organizuar nga Rithemelimi, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Nisur nga tensionet e aktet e dhunës ku nuk kanë munguar përplasjet me efektivët e janë hedhur molotovë dhe sende të tjera në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit ka reaguar. Uniformat blu bëjnë të ditur se kanë marrë masa për tubimin dhe iu bëjnë thirrje qytetarëve që të distancohen nga dhuna.

Nuk mungojnë devijimet e trafikut. Policia e Shtetit njofton se në orën 09:45 e në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që deri në përfundim të tubimit, të përdoren rrugë alternative, të tilla si Unaza e Mesme dhe po ashtu Unaza e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte, 26 prill 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë dy tubimeve të fundit, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE