“Nuk më pëlqeu se si u komentua takimi i…”/Çifti Romeo-Heidi në syrin Rudina Dembacajt!

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk më pëlqeu se si u komentua takimi i…”/Çifti Romeo-Heidi në syrin Rudina Dembacajt!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Të martën gjatë mbrëmjes së spektaklit për çiftin Romeo-Heidi ishte rezervuar edhe një surprizë, një suitë për të kaluar çaste romatike dhe të bukura me njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë situatë Rudina u shpreh se:

I gjithë publiku duhet ta marrë parasysh që ata janë në një pozitë që është më mirë të mos rrinë aq shumë në intimitet sepse sigurisht do të kenë dëshirë të afrohen shumë e më shumë dhe nuk duan që të japin një spektakël. 

Por gjatë ditëve të fundit ajo që ka tensionuar akoma më shumë marrëdhënien e tyre, ka qenë pikërisht një dron i mbërritur për Heidin, përmes të cilit këshillohej që të hapte sytë pasi Romeo është maskilist dhe njeri fallco.Si e sheh Rudina si situatë?

Me aq sa kam parë unë disa sjellje të Romeos janë pak le të themi imponuese ndaj Heidit flas, por ndonjëherë mendoj që Romeo këtë mund ta ketë edhe nga njëfarë emocioni, të cilin nuk arrin ta shprehë mirë. Unë nuk mendoj që Romeo është maskilist absolutisht. Mua më duket shumë qytetar por duke qenë brenda kamerave nuk e harroj dot këtë fakt. Nuk e di pse e harron publiku që është shumë e vështirë që ai të çlirohet totalisht, të jetë gjithmonë ai ‘gentleman’-i sepse nuk është i qetë. 

Ndër të tjera Rudina u ndal edhe tek Heidi dhe takimi i saj me prindërit e Romeos.

Nuk janë të gjitha natyrat njësoj. Nuk më ka pëlqyer fare edhe mënyra se si është komentuar ftohtësia e Heidit ndaj prindërve të Romeos. Mua nëse Heidi do të shkulej së përqafuari ata do të më dukej shumë jo okej. Dmth qetësohu (qesh) çfarë është kjo direkt, ajo nuk njeh akoma Romeon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE