Kievi: Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase!

vovalbania April 29, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kievi: Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase!

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-ëve zyrtarë të saj, përfshirë “chatbot”-in e inteligjencës ukrainase.

“Bot”-ët janë aplikacione softuerike, të programuara për të kryer detyra të caktuara ndërsa “chatbot”-ët, në nivelin më bazik, njihen si programe të krijuara për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, përmes ndërveprimit me tekst apo me zë.

Drejtuesit e platformës Telegram bllokuan në mënyrë të paarsyeshme një numër të “bot”-ëve zyrtarë që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë “bot”-in kryesor të Inteligjencës.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga drejtuesit e Telegram-it.

Me gjithë bllokimin, të dhënat tuaja personale janë të sigurta.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegrami. Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Në rajonin jugor Mikolaiv, dronët rusë goditën një termocentral dhe dëmtuan një hotel. Po ashtu, pamjet e publikuara nga shërbimet emergjente në Telegram shfaqin gërmadha e dëme në një kënd lojërash për fëmijë. Nuk raportohen viktima.

Fundjavën e kaluar u raportua se të paktën katër termocentrale u dëmtuan pasi Rusia sërish synoi Ukrainën me një raund sulmesh masive ajrore. Nga 32 raketa të lëshuara nga ajri, Deti i Zi dhe toka, 21 u kapën, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

Dy termocentrale u goditën në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, në qendër industriale të vendit.
Sulme u raportuan edhe nga rajonet perëndimore Lviv e Ivano-Frankivsk. Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se një fabrikë bitumi dhe një aeroport ushtarak në anën ruse u goditën gjithashtu.

Lufta ruse në Ukrainë vijon e ashpër prej më shumë se dy vitesh tashmë. Në Kremlin e quajnë “operacion special ushtarak” e nuk pajtohen me fjalën “luftë”. Mijëra ukrainas janë vrarë e miliona u detyruan të zhvendosen.

Presidenti Zelensky, iu lut sërish aleatëve të Kievit për kundërajrorë e për furnizim të shpejtë me armë. Zelensky tha se vendi ka nevojë për sasi të mjaftueshme të kundërajrorëve e të armëve të tjera për mbrojtjen e qyteteve të veta e për të triumfuar kundër pushtuesit rus.

Terrori duhet të humbë gjithmonë dhe kushdo që na ndihmon t’i bëjmë ballë terrorit rus, është mbrojtës i vërtetë i jetës!

“Situata në linjat e frontit ukrainas është e vështirë, me një tendencë drejt përkeqësimit”. Alarmin e dha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ukrainase, Olexander Syrskyi, i cili me të tjerë zyrtarë, përditësoi Grupin e Kontaktit të Ukrainës të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një mbledhje online, ushtaraku i lartë u ndal te kushtet e vështira në front ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë një pushtim rus më shumë se dyvjeçar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE