Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në spital!

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në spital!

Harvey Weinstein i është dashur të shtrohet në një spital në Nju-Jork, për shkak të problemeve të shumta shëndetësore që po kalon. Avokati i tij. Arthur Aidala tha për TMZ se ish-producenti i filmit ndodhet në spitalin Bellevue në Manhattan për t’u ekzaminuar. Ai shpjegoi se Weinstein është në gjendje të mirë shpirtërore dhe i lumtur me kujdesin mjekësor që po merr pas lirimit nga burgu.

Nuk bëhen të ditura problemet nga të cilat vuan, ndonëse thuhet se ai vuan nga sëmundje të zemrës, diabeti, apnea e gjumit dhe probleme me sytë. Përfaqësuesja e Weinstein, Juda Engelmayer, e cilësoi dënimin me 16 vite burg, të vendosur nga një gjyqtar i Los Angelesit, si mizore për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, pasi është diçka që ai nuk do të mund ta kryente. Megjithatë, ky dënim u rrëzua më pas në Nju-Jork nga një gjykatë apeli, e cila do ta detyrojë atë të kalojë një tjetër gjyq në Big Apple. Një zëdhënës i Departamentit të Korrigjimeve të Nju-Jorkut tha për Associated Press se Weinstein mbetet në paraburgim në Bellevue.

Pritet një proces i ri gjyqësor pasi gjykata më e lartë e Nju Jorkut vendosi të përmbyste dënimin e 2020-ës ndaj Harvey Weinstein-it, duke dalë në përfundimin se gjykatësi i çështjes e paragjykoi manjatin e dikurshëm të kinematografisë hollivudiane duke dhënë vendime “ekstremisht të padrejta”, përfshirë vendimin që lejoi dhënien e dëshmive të grave mbi akuza që nuk ishin përfshirë te çështja në ngarkim të tij.

Ishin akuzat për ngacmime dhe sulme seksuale nga Weinstein që në mediat sociale nxitën fushatën #MeToo (Edhe unë). Vendimi i Gjykatës së Apelit rihap një kapitull të dhimbshëm në Shtetet e Bashkuara për ngacmimet dhe sulmet seksuale nga figura të fuqishme, një kapitull që filloi në vitin 2017 me lumin e akuzave kundër Harvey Weinstein-it. Gratë që i ngritën mund të detyrohen të rijetojnë traumat e tyre në cilësinë e dëshmitarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65851 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE