Financimi i partive, kryekomisioneri Celibashi: Digjitalizimi rrit transparencën!

vovalbania September 19, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Financimi i partive, kryekomisioneri Celibashi: Digjitalizimi rrit transparencën!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, mori pjesë në tryezën e organizuar nga IDEA për ndryshimin e ligjit të raportimit të financimit te partive politike. Kryekomisioneri deklaroi se KQZ po punon për digjitalizimin e raportimeve të financimeve të partive politike. Sipas tij, “duke u pasqyruar në një databazë online dhe të aksesueshme për të gjithë, mund të rritet transparenca dhe standardi i procesit zgjedhor”.

Në takimin e qershorit të këtij viti në kuadër të prezantimit të projektit të IDEA dhe Qendrës për Sundim të Ligjit në Finlandë, mbi transparencën në financimin e partive politike, ne diskutuam mbi situatën aktuale të financimit të partive politike, si për sa i përket kuadrit ligjor në fuqi, ashtu edhe për sa i përket problematikave të verifikuara në praktikë.Gjerësisht u dakordësuam se i gjithë sistemi i financimit të partive politike ka nevojë akoma për përmirësime. Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë. Këto si për aktivitetin e tyre periodik vjetor, ashtu edhe për fushatat zgjedhore. Gjithashtu u dakordësuam që këto ndryshime duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin edhe të ashtuquajturave “palë të treta”, apo dhe të rregullave në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në medien digitale dhe në rrjetet sociale.Interesi i shumë aktorëve, por më së pari i publikut për një transparencë më të madhe dhe në kohë reale mbi financimin e partive politike në përgjithësi dhe të fushatave të tyre zgjedhore në veçanti, ishte gjithashtu një nga konkluzionet e diskutimeve në tryezën e qershorit.

Celibashi  shtoi se KQZ prezantoi në atë tryezë objektivin e saj për të digjitalizuar për aq sa është e mundur dhe e dobishme sistemin e raportimeve financiare të partive politike dhe të subjekteve zgjedhor. Përfshi këtu edhe procesin e publikimit, të konsultimit dhe të analizimit të këtyre raporteve.

Ne besojmë se ky aspekt teknik i sistemit të financimit të partive, është i lidhur drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës në këtë çështje të rëndësishme dhe rrjedhimisht me standardin e procesit zgjedhor.Jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se procesi i digjitalizimit të raportimeve financiare të partive dhe të shqyrtimit e të vlerësimit të tyre nuk është një sipërmarrje e lehtë. Kërkohet kohë, ekspertizë dhe buxhet për ta realizuar atë.Aktualisht raportimi financiar është një proces i cili kryhet tërësisht me letër.Vetëm në mënyrë sporadike KQZ përfiton ndonjë të dhënë në formë digjitale. Mënyra aktuale e raportimit ofron shumë pak mundësi për aktorë të interesuar që të marrin informacione të plota mbi të dhënat që bartin raportet financiare të partive politike dhe/ose të subjekteve zgjedhorë. E në vijim më pas harxhohet shumë kohë dhe energji për t’i analizuar të dhënat që përmbajnë këto raporte. E në fund pak kuptojmë mbi problematikën e financimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE