Tanket rreshtohen në kufi! Izraeli përgatitet për Rafah, OKB kundër ofensivës
Izraeli ka miratuar planin për fillimin e ofensivës tokësore në Rafah. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se planet përfundimtare për aksionin ushtarak janë miratuar nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi.
Tanket izraelite janë vendosur në kufirin e Gazës dhe janë gati të marrin dritën jeshile për të filluar ofensivën e shumë diskutuar edhe në qarqet ndërkombëtare. Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, i cili kontrollon Gazën, në një operacion ushtarak që ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë.
Ndërkohë të paktën 66 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, citojnë autoriteteve shëndetësore të Gazës.
Një sulm në Rafah, është parashikuar prej javësh, por qeveritë e huaja dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se një veprim i tillë mund të rezultojë në një katastrofë humanitare duke pasur parasysh numrin e njerëzve të zhvendosur.
“E gjithë bota po e sheh atë që po ndodh me ne. Ata kryejnë negociata, por ne mendojmë se e gjithë kjo është e kotë. Është sikur po na japin anestezi, jo më shumë. Ata kryejnë negociata ndërsa Izraeli godet. Na shikoni me pak dhembshuri, me pak humanizëm. Kjo është e gjitha që kërkojmë, ne nuk kërkojmë shumë, vetëm t’i jepet fund luftës, asgjë më shumë”, tha një banore e Gazës.
Sakaq, Shtetet e Bashkuara i kanë dalë në mbrojtje aleatit të tij të vogël për sa i përket akzuave dhe procesit të një hetimi penal kundër zyrtarëve izarelitë si pasojë e viktimave në Gaza. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se Gjykata Ndërkomëtare Penale nuk është kompetente për këtë çështje.
“Ne besojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk është kompetente për këtë çështje, ne kemi qenë gjithmonë të qartë për hetimin”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Netanyahu i kërkoi Joe Biden, gjatë një bisede telefonike, ta ndihmonte atë të parandalonte urdhër-arrestet që mund të synonin vetë kryeministrin izraelit, Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit.
Ndërkohë Universiteti i Columbias në Shtetet e Bashkuara ka filluar pezullimin e studentëve të cilët ishin pjesë e protestave pro-palestineze. Ata refuzuan të lirojnë kampusin deri në afatin përfundimtar të përcaktuar nga administrata e universitetit.