PS bojkoton sërish hetimin për Shëndetësinë, Vokshi: S’duan që të bëjmë transparencë

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PS bojkoton sërish hetimin për Shëndetësinë, Vokshi: S’duan që të bëjmë transparencë

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi kanë paralajmëruar bojkot të mbledhjes me arsyen se caktimi i rendit të ditës bëhet pa konsensus.

Në një reagim nga përfaqësuesit e mazhorancës, bëhet me dije se nuk do t’i përgjigjen thirrjes për të qenë prezent në Komisionin Hetimor  për kontratat në shëndetësi “për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar”.

Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor thanë së nuk është hera e parë që caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa prezencën e tyre.

“Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit”, thuhet më tej në reagimin e mazhorancës.

Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor”, mbyllet deklarata e PS-së.

Akuzat e kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi se PS po bllokon punimet

Sipas Vokshit, qëllimi i mazhorancës është që të mos bëjë transparencë, por të bllokojë punën e Komisionit.

“Kanë vendosur që të bllokojnë kërkesat për informacion. Një muaj ata refuzojnë të kalojnë në komision kërkesat”

Në mbledhjen e fundit u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.

Albana Vokshi kërkoi që në mbledhje të miratohen kërkesat për informacion.

“Që në mbledhje kemi pasur gati kërkesat për informacion. Pikën e dytë të kalojmë kërkesat për informacion të cilat janë shqyrtuar edhe nga të 4 ekspertët. Pastaj kalojmë tek pika 3”.

Ajo ka akuzuar mazhorancën ae nuk duan të bëjnë transparencë.

“Ata votuan kundër që të kalonin shkresat për informacion”.

“Edhe planin hetimor që vetë e dorëzuan refuzuan që ta lexonin. Ai është plani i tyre. Refuzuan sepse ai nuk është plan për të hetuar, por për të bllokuar komisionin hetimor”, përmbylli Vokshi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE