Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria gati projektligjin e ndryshuar për studentët e Mjekësisë!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria gati projektligjin e ndryshuar për studentët e Mjekësisë!

Pas vendimin të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar pjesërisht ligjin në detyron studentët e Mjekësisë të punojnë në vendin e tyre pas diplomimit, qeveria ka gati ndryshimet e reja sipas rekomandimeve të Kushtetueses.

Pas rrëzimit të nismës së parë prej Gjykatës Kushtetuese, për të gjithë ata që do të kryejnë studimet falas do të duhet të punojnë 3 vite me detyrim në spitalet shqiptare, ndryshe nga sa ishte më parë deri në 5 vite.

Ndërsa për studentët të cilët do t’i kapë ligji në vit të 2-të, 3-të dhe 4-t do të punojnë 2 vite në shtet, e të tjerët nga një vit.

Projektligji parashikon edhe punësim të shpejtë brenda institucioneve të Shëndetësisë. Brenda 3 muajve nga përfundimi i studimeve ministria duhet t’i firmosë vendin e punës. Nëse nuk punësohet brenda kësaj periudhe, mjeku do të paguhet me 80% të pagës mjekut për një afat 9 mujor.

‘Në rastet kur punësimi nuk realizohet brenda 3 (tre) muajve, për shkaqe që nuk varen nga mjeku, deri në krijimin e mundësisë për punësim në institucionet shëndetësore publike, për një periudhë deri në 9 (nëntë) muaj, mjekut i lind e drejta të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jo publike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 (nëntë) mujore në institucionet shëndetësore publike.’- thuhet në projektligj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE