RAI3/ Maxhoranca rrëzon kërkesën e Bardhit për interpelancë me kryeministrin Rama

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
RAI3/ Maxhoranca rrëzon kërkesën e Bardhit për interpelancë me kryeministrin Rama

Maxhoranca rrëzoi kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me investigimin e një emisioni në televizionin italian Rai 3 të marrëveshjes së emigrantëve Itali-Shqipëri. PS-ja e rrëzoi me 56 vota. Kërkesa për interpelancë u hodh në votim nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pas tensioneve në Kuvend me Bardhin, i cili para këtij votimi deklaroi:

Interpelancat për kryeministrin as nuk ia komunikoni seancës. Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze tek mediat italiane. Ju e keni rrëzuar kërkesën dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Eshtë Kuvendi që do të duhet të vendosë.

Bardhi u shpreh se Rama nuk e telefonoi drejtorin e Rai 3-shit si piktor, por në cilësinë e kryeministrit.

Nuk kërkojmë as më pak e as më shumë nga çfarë na jep Kushtetuta dhe rregullorja. Zonja kryetare, javën e shkuar pas një kërkese po të refuzuar që Rama të jepte llogari për dyshimet e përfshirjes e vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës, pas një emisioni investigativ, rezulton e është pranuar nga vetë Rama se ka tentuar të ushtrojë presion ndaj gazetarëve që kanë kryer investigimin në median shtetërore Rai.

Rama e ka pranuar telefonatën me drejtorin e Rai 3 duke shprehur se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e tij të përgjithshëm, të cilin Rai 3 e konsideronte si avokatin e trafikantëve të drogës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi sqaroi se përse nuk është miratuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin lidhur me çështjen e transmetimit të emisionit në televizionin italian “Rai 3”. Çuçi kujtoi se kjo çështje është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve ditën e hënë.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u bënë të qarta arsyet se përse ajo interpelancë nuk mund të zhvillohet e aq më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve që bën rregullorja e Kuvendit. Këto sqarime janë bërë. Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së ka pasur kohën për të dhënë shpjegime.

Duke u ndalur te pjesa e urgjencës me të cilën është kërkuar interpelanca, Çuçi evidentoi edhe faktin që as Rai 3 vetë, s’e ka me urgjencë transmetimin e pjesës së mbetur të emisionit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE