“Do rrije pa Romeon në shtëpi?”/ Jul Deda vendos në siklet Heidin, ja si i përgjigjet ajo

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do rrije pa Romeon në shtëpi?”/ Jul Deda vendos në siklet Heidin, ja si i përgjigjet ajo

Një nga çiftet më të përfolura të shtëpisë së BBV3, Heidi dhe Romeo janë vendosur përballë pyetjeve të banorëve të tjerë brenda shtëpisë.

E pyetur nga Juli se kush do ta kishte më të lehtë qëndrimin në shtëpi pa tjetrin Heidi ka bërë një deklaratë e cila ka habitur banorët. Heidi ka deklaruar se qëndrimin në shtëpi pa tjetrin do t’a kishte më të vështirë ajo pasi ka ardhur një pikë ku ajo ndihej shumë e lodhur.

Ndërsa Romeo është përgjigjur pyetjes duke thënë se qëndrimi në shtëpi do të ishte i vështirë për të dy.
Kujtojmë që Heidi disa kohë më parë i është përgjigjur së njëjtës pyetje të bërë nga Juli por duke thënë që qëndrimin do t’a kishte më të vështirë partneri i saj Romeo pasi ai është më emocional ndërsa ajo më e ftohtë.

Pjesë nga biseda:
Juli: “Kush do t’a kishte më të vështirë të rrijë pa tjetrin në shtëpi?”

Heidi: “Për mendimin tim është tmerr, por mund të them diçka sot që për mua është më e lodhshme të shkoj vetëm. Ndihem shumë e lodhur që tani, se di nëse do kisha forcën me përballu akoma këtë gjë edhe mendoj që do e kisha unë më të vështirë tani që e mendoj, tani që është bërë reale”

Romeo: “Gjithë rrugëtimi ka qenë i vështirë, nga dita 1 ka qenë malore dhe malorja s’po mbaron, për të dy do ishte e vështirë madje për veten time mendoj që malorja është në gjysmë të rrugës akoma. S’mund t’a ndaj”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE