Karaibet nën kërcënimin e uraganit Fiona, dy viktima!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Karaibet nën kërcënimin e uraganit Fiona, dy viktima!

Uragani Fiona po shkakton reshje të mëdha shiu në Porto Riko, duke u shoqëruar me përmbytje masive në shumicën e ishullit amerikan. Nuk mungojnë as erërat e fuqishme me shpejtësi deri në 175 km në orë. Gjithashtu shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike e solli vërshim të ujit në pjesën më të madhe të territorit. Trupat e Gardës Kombëtare ndërhynë duke shpëtuar qindra njerëz të bllokuar. Guvernatori i Porto Rikos, Pedor Pierluisi paralajmëroi se mund të duhen disa ditë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Në një bisedë telefonike me guvernatorin Pierluisi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zotua të ndihmojë.  Autoritetet thanë se dy persona të moshave 30 e 58-vjeç humbën jetën nga uragani Fiona. Viktimat ishin nga Porto Riko dhe Republika Domenikane. Goditja nga Fiona rezultoi shkatërruese në kohën kur Porto Riko ende nuk është rikuperuar nga uragani Maria, që shkaktoi vdekjen e afro 3 mijë njerëzve dhe shkatërroi rrjetin elektrik të territorit amerikan në vitin 2017.

Në një tjetër anë të botës, në Azi, moti i keq goditi Japoninë. Me erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyer, tajfuni Nanmadol, që tashmë po dobësohet, shkaktoi dy viktima e 115 të plagosur. Dy personat që humbën jetën ishin nga prefektura Miyazaki.

Mbi 100 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike. Po ashtu, pati edhe evakuime. Pasojat nuk kursyen as objekte të trashëgimisë kulturore. Pjesë të kështjellës Hikone në prefekturën Shiga u dëmtuan, ndërsa një urë u rrëzua në rajonin malor të Miyazakit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE