Bayern Munich/ Gati oferta “faraonike” për “yllin” e katalanasve!
Gjasat janë që një “revolucion” i vërtetë të ndodhë në prapavijën e “Bavarezëve” të Bayern Munich, gjatë merkatos së verës. Fillimisht pritet largimi i anësorit kanadez, Alphonso Davies e më tej afrimet, ku më i kërkuari nga “gjigantët” e futbollit gjerman mbetet “shtatlarti” uruguajan i “Katalanasve” të Barcelona, Ronald Araujo.
Sipas raportieme më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “Marca” drejtuesit e 6 herë fituesve të UEFA Champions League kanë informuar tashmë kolegët e tyre spanjollë për objektivin “Araujo”, madje i kanë njoftuar këta të fudnti se janë të gatshëm të ofrojnë plot 100 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar.
Një shifër kjo që i vendos “Blaugranat” me “shpatulla pas murit” duke ditur problemet financiare në radhët e “Blaugranave”, teksa 100 milionë euro është një shifër e cila ndërpret gjithashtu edhe “ëndrrën” e Araujo për të vazhduar te Barcelona, pasi klubi në këtë rast do ta përcillte pa shumë keqardhje “diamanatin” e vijës së fundit të mbrojtjes.
Sa i përket gjysmëfinales së Champions-it kundër Real Madrid, për ndeshjen e kthimit, trajneri Tuchel do të duhet të mendojë për 11-tshen startuese pasi shumë lojtarë të Bayernit janë të lënduar.
Bayern do të luajë pa qendër mbrojtësin holandez, De Ligt, i cili u largua i lënduar nga ndeshja kundër Eintracht Frankfurt. Ai nuk luajti as në ndeshjen e parë.
Po ashtu pritet të mungojnë mbrojtësi anglez, Eric Dier, futbollisti portugez Guerriero, qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano, i cili ndrydhi kyçin e këmbës në stërvitje të premten, më 26 prill.
Listës i bashkohet edhe anësori francez, Kingsley Coman si dhe mbrojtësi i krahut, Sacha Boey.
Skuadra që fiton do të kalojë në finalen e madhe që zhvillohet më 1 qershor në Wembley.