‘Micro bob’, tendenca më ‘IN’ e sezonit e cila nuk është aspak e shëndetshme për flokët tuaj!

vovalbania May 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Micro bob’, tendenca më ‘IN’ e sezonit e cila nuk është aspak e shëndetshme për flokët tuaj!

Micro bob është një nga tendencat më të mëdha të sezonit dhe është ideal për vajzat dhe gratë që kanë flokë të hollë dhe pa volum. Mirëpo, kjo nuk është prerja e flokëve që Kim Kardashian bëri me dëshirën e saj. Mjafton një vështrim në pamjen e saj të re për të zbuluar se ajo vetë ka pësuar një “prerje kimike”, që nënkupton se ka ardhur për shkak të djegies dhe këputjes së flokëve si pasojë e dekolorimit apo produkteve me kimikate që ka vendosur në flokët e saj.

Megjithatë, Kim Kardashian nuk është e vetmja e famshme që është përballur me këtë problem, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ariana Grande dhe Billie Eilish. Ndërkohë, jo pak vajza kanë të njëjtën gjë që ka ardhur jo vetëm nga boja, por edhe nga përdorimi i tepër i nxehtësisë, prej pjasterit apo mashës.

Tharëset e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Sidoqoftë, tharëset e flokëve mund të shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.

Tharësen e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia. Nxehtësia e madhe mund të ndikojë që rrënjët e flokëve të shkatërrohen, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka ‘vdekur’. Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësen e flokëve çdo ditë.

Megjithatë, një këshillë që duhet ta aplikoni është që ta kontrolloni nxehtësinë e tharëses së flokëve. Mos e përdorni tharësen e flokëve në nxehtësi maksimale, por me nxehtësi më të vogël në mënyrë që të parandalohen dëmet. Është e rëndësishme ta përdorni tharësen e duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Tharësja do të duhej të përmbante të paktën edhe dy nivele, duke përfshirë edhe nivelin për temperaturë të ulët të ajrit.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE