Tragjedia në Shkodër, reagon Luiz Ejlli: Të gjithë jemi tronditur
vovalbania
May 07, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria u trondit nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku tragjikisht humbën jetën nëna dhe 3 fëmijët e saj.
Kjo ngjarje tronditi publikun, ndërsa pati reagime të shumta në rrjet.
Së fundmi ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre“.