Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë
vovalbania
May 09, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja e “Shije shtëpie” në Tv Klan Katerina Trungu është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo e ndau lajmin e bukur përmes një fotoje në Instagram ku djali i saj i madh Deo i mban dorën Dartit të sapoardhur në jetë.
“Dy çunat e mi, Deo dhe Darti. Sa shumë ju dua”, shkruan ajo.
Katerina do të rikthehet në ekran në shtator. Në puntatën e fundit për këtë sezon të emisionit, ajo u nda mes lotësh me koleget e saj duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen.
Megjithatë kjo do të jetë një shkëputje e përkohshme nga puna, për t’iu përkushtuar plotësisht vogëlushit të saj.