Bajram Begaj uron presidenten e re të Maqedonisë së Veriut: Do vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve tona mike!

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bajram Begaj uron presidenten e re të Maqedonisë së Veriut: Do vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve tona mike!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot Zonjën Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

Presidenti Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve

Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”.

Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua përpresidente të shtetit. Profesoresha universitare, Gordana Silanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, dje fitoi balotazhin presidencial kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski, deri tani president.

Në fjalimin e parë pas fitores, Silanovska-Davkova tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

Nga ky moment do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve, të gjitha grupeve etnike, të gjithë anëtarëve të partive, atyre që nuk janë në parti… sepse presidentja nuk mund ta bashkojë popullin dhe të kërkojë unitet nëse mban vija partiake.

Fqinjëve iu bëri thirrje që ta mbështesin, siç tha, ballkanizimin, ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jenë politikanë të vërtetë.

Duhet të fillojmë ta kuptojmë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje. Rrugët e mia së pari çojnë në Ballkan dhe natyrisht, as Brukseli nuk është jashtë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE