Pritjes i erdhi fundi; moderatorja e Tv Klan bëhet nënë për herë të dytë!

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pritjes i erdhi fundi; moderatorja e Tv Klan bëhet nënë për herë të dytë!

Moderatorja simpatike e programit të mëngjesit në Tv Klan, Katerina Trungu është bërë nënë për herë të dytë. Trungu ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm të cilin prindërit vendosën ta quajnë Darti.

Lajmin e ëmbël ka ndarë me ndjekësit e saj vetë moderatorja nëpërmjet një postimi ku duken dora e të porsalindurit dhe djalit tjetër 5 vjeçar Deo.

“Dy çunat e mi, Deo dhe Darti. Sa shume ju dua!”; ka shkruar Trungu në postimin e ëmbël në të cilin vërshuan urimet nga miq të njohur e dashamirës.

Moderatorja e emisionit “Shije Shtëpie” do të rikthehet në televizion në Shtator. Në puntatën e fundit për këtë sezon të emisionit, ajo u nda mes lotësh me koleget e saj duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE