Georgina Rodriguez këmbëngul se është një femër e vetë-arritur, “Nuk shpenzoj asnjë qindarkë të Ronaldos”
Georgina Rodriguez ka këmbëngulur se ajo është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të Cristiano Ronaldos prej 373 milionë funtesh (443 milionë euro).
Ish-punonjësja e butikut, 28 vjeçe, u mburr se si ka ‘miliona’ të sajat dhe është ‘krenare’ që menaxhon karrierën e saj si influencere me 37.5 milionë ndjekës në Instagram.
Ajo i tha edicionit spanjoll të revistës Forbes: “Për sa i përket parave, do të duhet të më falni, por unë preferoj të mos flas se sa miliona ka në llogarinë time bankare”.
“Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat si rezultat.
“Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar vetë ato që kam në bankë”
Në dokumentarin e saj të fundit në Netflix, me titull “I Am Georgina”, ajo tha: “Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale”.
Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatzënë në pritje të binjakëve – një djalë dhe një vajzë – me partnerin e saj futbollist, Cristiano dhe pritet të lindë në prill.