E meritonte Romeo finalen?! Armir Shahini analizon lojën e banorit: “Ndoshta karakteri i tij është vënë re tek…”
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë artisti Armir Shahini ose i njohur ndryshe edhe si Miri i West Side Family, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Kur hyn aty brenda ndoshta mund të dalësh edhe pak nga vetja sepse atje ka shumë trysni të madhe nga banorët e tjerë dhe ndoshta ti nuk e kontrollon më veten dhe del nga vetja dhe duket sikur je në rrugë por ndërkohë nuk je. Disa personazhe në BBV me thënë të drejtën, më duket sikur janë të impostuar pra nuk janë si në rrugë dhe sillen si në rrugë.
Sa i përket temës së emisionit për mbrëmjen e sotme e cila ishte se “Cili është banori juaj i preferuar deri në këtë pikë të lojës” shumica e ndjekësve në rrjetet sociale të Top Albania Radio-s kanë shkruar Romeo dhe Heidi. Si e komenton Miri këtë?!
Jo rastësisht ai shkoi direkt në finale, sepse ka një publik që e ndjek dhe e do për atë që bën dhe e ka dashur për atë që ka bërë dhe më parë.
Armiri zbuloi se shumicën e banorëve njeh, ndër ta përemendi edhe Julin edhe Romeon.
E meriton Romeo që të jetë në finale sepse ka bërë atë që duhet. Ndoshta karakteri i tij është vënë re tek njerzit, duket sikur është shumë drejt e drejt. Okej dakord qan, por unë do të them diçka që “Nëse një burrë nuk qan dhe një grua nuk qesh ata nuk e shijojnë jetën…”