Penalizoi Bayernin, UEFA ndëshkon arbitrin polak Marciniak!

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Penalizoi Bayernin, UEFA ndëshkon arbitrin polak Marciniak!

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet lojës, pasi i ra bilbilit para se topi të shkonte në rrjetë.

Ai episod solli polemika të shumta dhe akuza të panumërta nga gjermanët, pasi ishte një episode që vulosi eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve.

Megjithatë, gabimet ndëshkohen dhe Marciniak me shumë gjasa do të marrë një dënim të ashpër për shkak të atij episodit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishte programuar që polaku të ishte bilbili në ndeshjen hapës të kampionatit europian mes Gjermanisë dhe Skocisë, por pas ndeshjes në “Satiago Bernabeu” nuk do të jetë ai që ka vënë drejtësi.

Vendimi i marrë në ndeshjen e Champions mund ti kushtojë akoma dhe më shumë Marciniak, i cili me shumë gjasa mund të mos përfshihet fare në ndeshjet e Europian dhe ndeshjet e kësaj vere ti ndjekë nga shtëpia.

Polemika të shumta ka prodhuar goli i anuluar në favor të Bayern Munich që kushtoi eliminimin nga Champions League. Gjermanët janë të bindur se gjyqtarët nuk kanë respektuar siç duhet rregulloren. Protagonistët bavarez, pretendojnë se aksioni tek goli i De Ligt ishte i rregullt.

Referuar raportimeve të medieve, në Gjermani, të gjithë janë të zemëruar me gjyqtarin Szymon Marciniak për golin e anuluar të de Ligt në fundin e ndeshjes Real Madrid-Bayern Munich.

Ndërsa ka reaguar pas ndeshjes, Jan-Christian Dreesen, CEO i klubit bavarez, u shpreh arbitri duhej ta kishte lejuar vazhdimin e lojës dhe nëse dyshonte për pozicion rasti duhej verifikuar në VAR.

Një prej anëtarëve të bordit të Bayern, Max Eberl, ka shtuar se kjo lidhet me konfliktet politike në të shkuarën dhe gjyqtarët polak nuk dëshironin një finale tërësisht gjermane në Champions League. Skenar që lë shumë pikëpyetje, teksa tashmë Bayern vulos një nga sezonet më të dështuara të historisë së tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE