Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr/ Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë!

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr/ Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë!

Më 16 maj në Kotorr të Malit të Zi do të mbahet Samiti i rradhës BE-Ballkani Perëndimor. Pjesë do të jenë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri.

Nuk do të mungojë as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe samiti do të jetë në drejtimin e kryeministrit malazez Milojko Spajiç si dhe komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi. Në këtë samit nuk do të mungojë as Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Një ditë para Samitit, më 15. maj, do të mbahet një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.

Muajt e fundit në Shkup dhe Tiranë janë zhvilluar takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime, udhëheqësit dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian, pra dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të favorshme të garantuara nga BE.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE