Upss/ Ermal Mamaqi nxjerr keq produksionin, mesazhi nuk është dërguar prej tij

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss/ Ermal Mamaqi nxjerr keq produksionin, mesazhi nuk është dërguar prej tij

Një mesazh i dërguar në “Big Love” mori vëmendjen në shtëpinë e “Big Brother Vip” pasi thuhej se ishte dërguar nga Ermal Mamaqi.

Në të aktori tregonte mbështetjen e tij për Heidin, ndërsa në një pjesë shkruhej se ajo shkaktonte të qeshura më shumë se kolegët e tij në atë shtëpi, frazë kjo që u konsiderua si thumb për Julin.

Mirëpo, pak më parë Ermali sqaroi me anë të një videoje se nuk ka qenë ai që e ka dërguar atë mesazh, duke nxjerrë kështu keq produksionin.

Aktori shtoi se televizioni është një mashtrim i madh, duke hedhur dyshime se mbase ka qenë vetë produksioni që e ka shkruar atë mesazh, por edhe nëse nuk ka qenë kështu, Ermali tha se kjo gjë mund të konfirmohej vetëm me një telefonatë ndaj tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE