Ilda Bejleri hap zemrën: “Goli i jetës sime…”
Gazetarja sportive Ilda Bejleri është rrëfyer si rrallëherë për jetën e saj private, e ftuar në “Cherry on Top” në Top Channel. Ndërsa foli për vajzën e saj, Ilda e quan Sienën si golin e saj të jetës…
Bora: Ke komentuar shumë për gola, por goli i jetës tënde cili është?
Ilda: Kam dashur të jetoj një jetë të qetë me vajzën, burrin, familjen se më kishte marrë malli. Siena është goli i jetës sime, padiskutim që është vajza ime dhe më ka ndryshuar jetën në çdo dimension të saj. Ka një kohë për çdo gjë, kjo ishte koha e Sienës. Siena bën 2 vjeç tani në gusht. I jam rikthyer jetës sime, nuk kam bërë edhe nënën, unë bëj edhe punë të tjera. Kam dashur që të jem me të në çdo moment. Rikthimi në ekran ende jo, nuk kam menduar diçka ende, unë sportin e dashuroj pavarësisht se këto kohë jam shkëputur. Unë e konsideroj profesion dhe kur diskutoj me partnerin tim, i them ky është profesioni im.