Veliaj voton për delegatët e Kongresit: PS-ja, e vetmja forcë që di të bëjë shtet!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veliaj voton për delegatët e Kongresit: PS-ja, e vetmja forcë që di të bëjë shtet!

Prej orës 08:00, po vijon dita e dytë e procesit të zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste në të 27 Njësitë Administrative të Tiranës. Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj votoi në Lagjen 13 dhe e cilësoi “të jashtëzakonshëm” procesin e rienergjizimit të familjes së madhe socialiste.

Anëtarëve të PS-së iu bëri apel të paraqiten për të votuar. Veliaj tha se ky proces tregon edhe njëherë se PS-ja është forca e vetme që di të bëjë qytet, shtet dhe punë të mira për Tiranën dhe Shqipërinë.

Lagjja 13 do të ketë tre përfaqësues delegatë, nga mbi 300 në të gjithë Tiranë. Mezi pres që shokët dhe shoqet që do të zgjidhen, të marrin seriozisht një detyrë të re, të përveshin mëngët e të përgatitemi për Kongresin e PS-së.

Ky energjizim i partisë është një lajm i jashtëzakonshëm. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që i hapet djemve dhe vajzave të rinj dhe ajo është Partia Socialiste. Ju uroj të gjithëve shumë sukses!

Nëse nuk keni votuar, dilni dhe votoni! Eshtë e rëndësishme të kemi sa më shumë legjitimitet, sa më shumë pjesëmarrje. Kush nuk ka votuar dje, duhet të paraqitet patjetër sot. Qendrat e votimit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, kryesisht në degët kryesore të partisë dhe në fund do të kemi një numër të barabartë burrash e grash, djemsh dhe vajzash, shokësh dhe shoqesh, që do na përfaqësojnë si delegatë në Kongres.

Një ditë para vizitës në Athinë të kryeministrit Edi Rama, Veliaj kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët atje.

Për të gjithë ata që kanë njohje në Greqi, sidomos në zonën e Athinës, është e rëndësishme të lajmërojnë. Tani që kemi edhe një pallat sporti për të mbushur, besoj fort se miqtë, vëllezërit, shokët, shoqet që kemi në Athinë do t’i përgjigjen thirrjes së kryeministrit për këtë tur, që nis nga Athina e vazhdon edhe në qendrat e tjera të mëdha ku ka shumë shqiptarë, në Europë. Mezi pres që të kemi një fundjavë aksioni dhe të dalim të gjithë faqebardhë me zgjedhjet e hapura, një anëtar një votë në PS.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64714 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE