Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, ja çfarë dëshmoi shoqja e viktimave!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, ja çfarë dëshmoi shoqja e viktimave!

Zbardhet dëshmia e dhënë në Policinë e Tiranës nga shoqja e dy shtetaseve nga Ukraina të cilat u gjetën të pajeta në rrethana të dyshimta brenda një apartamenti në kryeqytet. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasja Yeva Vorona, e cila jetonte në të njëjtën banesë me Antonina Kozachenkon e Anastasia Lopukhovën, bëri të ditur se të enjten në mbrëmje, të treja së bashku kanë qenë në një club nate ku dhe kanë qëndruar deri rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, pra të një dite më parë.

Vorona tregoi se shoqet e saj konsumuan vetëm alkool dhe se kur u kthyen në shtëpi, ajo u shtri direkt për të fjetur.

Dy shoqet e mia kanë qenë në dhomën tjetër të apartamentit.

Ndër të tjera, tregoi se ajo vetë është përdoruese e një medikamenti të quajtur “Tramadol”, për të qetësuar dhimbjet. Sipas Yevas, që prej ardhjes në Tiranë, dy shoqet e saj kishin nisur të konsumonin sasi të lartë të këtij medikamenti. Më tej, tha se sapo u zgjua nga gjumi pa dy shoqet e saj të shtrira pranë njëra-tjetrës dhe pa shenja jete.

Dëshmia: 

Erdhën në Shqipëri për pushime. Të enjten në mbrëmje, deri në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, që të treja kemi konsumuar alkool në një club nate në Tiranë. Vajzat kanë pirë edhe qetësues “Tramadol” dhe një medikament tjetër në formë tretësire e që nuk e di se çfarë ishte. Kemi qëndruar në dhoma të ndara. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë.

Ndërkohë, policia e kryeqytetit pothuajse është e bindur se shkaqet e vdekjes nuk kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm, edhe pse pritet përgjigjja përfundimtare e ekspertizës mjeko-ligjore, për të hedhur më shumë dritë në lidhje me ngjarjen. Pas kësaj, pritet që të kërkohen familjarët e të rejave për të bërë tërheqjen e trupave që u dërguan në morg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66301 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE