Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë!

Me mjaft interes po pritet vizita e kryeministrit Grek në Turqi, ku do të takohet me presidentin Erdogan. Mediat greke thonë se Mitsotakis pritet të shtrojë shqetësimin e kthimit të manastirit të Chorës në Xhami. Nga ana tjetër Erdogan ka thënë në prag të takimit se nuk është i interesuar për konflikte.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis udhëton të hënën drejt Ankarasë, ku do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Para takimit vendimtar, dy zyrtarët e lartë shkëmbyen “mesazhe”, përmes intervistave të tyre, duke nxjerrë “vija të kuqe” në axhendën greko-turke, por në të njëjtën kohë duke këmbëngulur për nevojën për kanale të hapura komunikimi në nivelin më të lartë, në mënyrë që marrëdhëniet greko-turke të kalojnë në hapin tjetër.

Gjatë takimit pritet të diskutohen të gjitha çështjet e agjendës dypalëshe, ndërsa pritet të përcaktohet orari i kontakteve të radhës në nivel të dialogut politik.

Mediat greke shkruajnë se do të ngrenë me Presidentin e Turqisë edhe çështjen e shndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami myslimane.

“Greqia nuk kërcënon askënd. Dhe dua të përsëris se ne jemi fqinj, jo armiq”, vuri në dukje Mitsotakis duke shtuar se ia ka borxh popullit grek dhe turk dhe brezave të ardhshëm të vazhdojmë në një kurs konstruktiv”.

I pyetur për çështjen e parqeve detare dhe reagimet e shkaktuara nga pala turke nga nisma e Greqisë në Egje dhe Jon, Mitsotakis komentoi se “ka pasur shumë diskutime për një nismë që është thjesht mjedisore” dhe që bazohet në të drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën e Detit”.

Ndërsa presidenti Erdogan në një intervistë për “Kathimerini” u shpreh se Turqia është kundër tensioneve.

“I kushtojmë rëndësi miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Përderisa nuk do të ndërmerren hapa që mund të na dëmtojnë, ky qëndrim i yni do të vazhdojë”, tha Erdogan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE