Pensionet me Italinë/ Sot nis diskutimi i draftit në komisione parlamentare!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pensionet me Italinë/ Sot nis diskutimi i draftit në komisione parlamentare!

Nga sot, marrëveshja me Italinë për Njohjen e Pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet në komisionet parlamentare.  Nga ekspertët, drafti pritet të prezantohet në komisionin e Ekonomisë e Financave, si dhe në atë të Politikave të Jashtme.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare dërgoi për ratifikim në Kuvend, Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore, të firmosur mes Shqipërisë e Italisë, më 6 shkurt 2024. Propozimi mbi ratifikimin e akordit u bë prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e 9 prillit.

Vendim për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Marrëveshja për pensionet me Italinë është më e rëndësishmja deri më tani, për shkak të numrit shumë të madh të përfituesve.

Shifrat që paraqiten zyrtarisht janë për të paktën 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe disa mijëra italianë që jetojnë në Shqipëri. Një nga efektet e marrëveshjes është edhe nxitja e mëtejshme e lëvizjes së popullsisë.

Por, çfarë përfitojnë 500 mijë shqiptarët që jetojnë në Itali?

Një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar atje që në fillim të viteve ’90 e tani janë në moshën e pensionit apo e kanë mbushur këtë moshë vite më parë. Por, nuk kanë mundur që të dalin në pension apo marrin pension shumë të vogël, megjithëse kanë punuar me vite në Shqipëri e Itali.

Për të marrë pension në Itali, minimalisht duhen 20 vite punë ndërsa për të dalë në pension në Shqipëri, 15 vjet. Me këtë akord, të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, emigrantët, tani kanë mundësi të përfitojnë, sepse bashkohen vitet e punës.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri e më pas emigruan e bënë edhe 10 vite punë në Itali, pritet të përfitojnë pension. Do të marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë sa kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria, për vitet e punës në vendin e origjinës. Pra, secili shtet do të paguajë sipas viteve të punës respektive.

Por, nga kjo marrëveshje ka përfitime të tjera që dalin nga ligjet italiane. Për shembull, në Itali aplikohet e ashtuquajtura (Quote 103), nëse emigrantët kanë 38 vite punë, duke bashkuar vitet në Shqipëri e Itali dhe mosha e tij është 65-vjeç, atëherë del direkt në pension.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE