“Nga djemtë aty brenda…”/ A do lidhej Roza Lati me një banor të “BBV3”?! Miku i saj flet në TAR…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Nga djemtë aty brenda…”/ A do lidhej Roza Lati me një banor të “BBV3”?! Miku i saj flet në TAR…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//nga-djemte-aty-brenda-a-do-lidhej-roza-lati-me-nje-banor-te-bbv3-miku-i-saj-flet-ne-tar.jpeg)
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Miku dhe bashkëpunëtori i Roza Latit, banores së eleminuar së fundmi, Grinesi u shpreh:
Ajo ra në qetësi, ra në paqe me veten, lojën e vetë e kishte fituar dhe i shmangu debatet… Ajo e ka me merak imazhim, opinionin publik, qëndroi besnike ndaj vetes së saj, nuk la lojën të ndynte emrin e saj… Nëse nuk do ta kishte penguar veten të shkonte në finale, mendoj që do ta kishte fituar…
A do lidhej Roza në “BBV3”?! Grinesi u shpreh:
Nuk është në stilin e Rozës dhe nga djemtë aty brenda nuk besoj se do të lidhej…