Efi Dhedhes sqaron foton e dyshimtë me Flori Mumajesin ditën e Shën Valentinit
Gëzuar Shën Valentinin + një puthje në faqe + Dita e Shën Valentinit + Efi + Flori Mumajesi = Lidhje dashuri?
Ky ekuacion ka muaj që qarkullon në mediat sociale. Dhe jo më kot, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP” publikoi pikërisht në ditën e Shën Valentinit një foto me Florin ku ai shihej duke e puthur. Për më tepër, shkroi “Gëzuar Shën Valentinin”.
Jo se këto janë domosdoshmërisht tregues për një romancë, por mjaftojnë për të ngritur dyshime.
Gjithsesi, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi. E pyetur mbi këto pikëpyetje në intervistën e fundit me “Prive”, Efi deklaroi se ajo dhe Flori janë vetëm miq. E sa i takon fotos tha se rastisën të dy në një event në 14 shkurt.
“Jo. Kemi bërë një foto dhe ka qenë fiks dita e Shën Valentinit. Ishim rastësisht në një event atë ditë. Ne jemi thjesht shumë miq.”- u shpreh Efi.