Ka vënë drejtësi në finalen e “Air Albanias”, ja kush do të gjykojë Atalanta-Leverkusen

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka vënë drejtësi në finalen e “Air Albanias”, ja kush do të gjykojë Atalanta-Leverkusen

Rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen e Europa League-s 2024 mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit, që do të zhvillohet në “Dublin Arena”, në Irlandë, të mërkurën, më 22 maj.

“Bilbili” 39-vjeçar, gjyqtar i FIFA që nga viti 2010, ka vënë drejtësi në tetë ndeshje të Champions League-s dhe një ndeshje të Europa League-s këtë sezon. Kjo do të jetë finalja e tij e dytë për klubet evropiane pas asaj mes Romës dhe Feyenoordit në Ligën e Konferencës 2022 në Tiranë, Shqipëri.

Ndihmës të tij janë bashkatdhetarët e tij Vasile Florin Marinescu dhe Mihai Ovidiu Artene. Zyrtari i katërt, Ivan Kruzliak (Sllovaki) me rezervë Branislav Hanckon (Sllovaki). Në VAR, Pol van Boekel (Holandë). Asistent në VAR, Catalin Popa (Rumani). Ndihmës VAR, Rob Dieperink (Holandë).

Atalanta – Bayer Leverkusen është finalja e Europa League që do të luhet më 22 Maj në Dublin. Ekipi italian ku luan edhe Berat Gjimshiti fitoi 3 – 0 takimin e kthimit me Marseille dhe do të jetë në garë për trofeun duke luajtur finalen e parë në Kupat e Europës.

“Kjo do të jetë me të vërtetë një ndeshje fantastike, një ndeshje historike edhe për historinë e Atalanta”.

Leverkusen siguroi finalen edhe pse barazoi 2 – 2 me Roma, për ta çuar në 49 ndeshjet radhazi pa humbje dhe  kaluar rekordin e Benfica të viteve ‘60. Sfida e parë kishte përfunduar 2 – 0 në favor të ekipit gjerman.

“Jemi të lumtur që do të shkojmë në Dublin, të kemi një tjetër finale, të luajmë dy finale në një javë është e pabesueshme”, u shpreh trajneri i Leverkusen.

Në Conference League finalja e 29 Majit në Athinë do të diskutohet mes Olympiacos dhe Fiorentina, kjo e fundit finaliste edhe sezonin e kaluar.

Ekipi grek fitoi edhe ndeshjen e dytë me Aston Villa, por me rezultatin 2 – 0.

Për Olympiacos është finalja e parë në historinë e klubit dhe kjo ka bërë që tifozët të dalin në rrugë për të festuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE