Gjatë kohës që Shakira ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Pique e ka tradhtuar këngëtaren me… mikeshën e saj

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjatë kohës që Shakira ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Pique e ka tradhtuar këngëtaren me… mikeshën e saj

Duket se nuk kanë fund tradhtitë e Piques ndaj Shakirës. Së fundmi është zbuluar se futbollisti i Barcelonës, ka pasur një lidhje me supermodelen izraelite Bar Refaeli në vitin 2012 sipas disa raportimeve.

Gjatë mujave të fundit, këngëtarja ikonë kolumbiane dhe futbollisti, janë përballur me problematika të shumta gjatë procedurave të divorcit.

Burimet kanë thënë se Pique e ka tradhtuar Shakirën në shumë raste, duke përfshirë dhe një nga mikeshat e saj. Gazetari spanjoll Jordi Martin pretendon se në vitin 2012, Pique kishte një lidhje me supermodelen izraelite Bar Refaeli. Ai arriti të konfirmojë se bukuroshja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t’u takuar me Pique. Në atë kohë, çifti ishin në një lidhje 2-vjeçare dhe thuhej që ylli i muzikës të ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Raporti pretendon se lidhja e tyre ishte një “sekret i hapur”, por ai vetëm së fundmi kishte mundur ta konfirmonte përmes një miku të afërt të tij.

“Pas një kohe të gjatë, më në fund kam qenë në gjendje të konfirmoj atë që dikur ishte një sekret i hapur. Tradhtia e supozuar e Gerard Piques ndaj Shakirës me Bar Refaelin në vitin 2012. Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi prej shumë vitesh dhe ai mundi të konfirmonte se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo”- u shpreh ai.

Marrëdhënia e Shakira me yllin spanjoll të futbollit filloi në vitin 2011, një vit pasi u takuan për herë të parë kur Shakira publikoi këngën e saj të suksesshme të Kupës së Botës “Waka Waka”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE