Dosja Xibraka, SPAK thërret Gazment Bardhin më 24 maj!
Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen Xibraka.
Hetimet janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.
Bardhi u thirr më herë për të shkuar në SPAK gjatë ditës së nesërme për të dhënë sqarime për procedimin penal nr.88 të vitit 2024 lidhur me dosjen Xibraka. Bardhi thotë se ky dokument është dëshmi se ai ka dorëzuar kallëzimin në SPAK dhe se hetimet për olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, kanë rifilluar.
“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar. SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK” shkruan Bardhi në një postim në facebook pak ditë më parë ku publikoi foton e fletëthirrjes nga SPAK.