U divorcua me Sacha Baron Cohen pas 14 vitesh martesë, Isla Fisher thyen heshtjen!
Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen i dhanë fund lidhjes pas 14 vitesh martesë. Dyshja e njohur konfirmuan ndarjen me anë të një postimi në InstaStory. Ata deklaruan se:
Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi njëzet vjet, ne më në fund po i lëmë raketat tona. Në vitin 2023 ne kërkuam t’i jepnim fund martesës sonë. Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për këtë ndryshim.
Rikujtojmë se Cohen dhe Fisher u takuan në një festë në Sydney, Australi, në vitin 2001. Dyshja e mbajti lidhjen të fshehtë për disa kohë, por njoftuan fejesën e tyre në vitin 2004. Pas fejesës gjashtëvjeçare, u martuan në një ceremoni private në Paris në mars 2010. Ata kanë tre fëmijë së bashku.
Së fundmi Isla Fisher ka folur për herë të parë për ndarjen nga komediani Sacha Baron Cohen. Ajo ndau një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë drejtim. “Faleminderit për gjithë mirësinë dhe mbështetjen”-ka shkruar ylli i “Wedding Crashers” në InstaStory. Ylli i famshëm gjithashtu ndau një fotografi të saj duke shijuar një gotë me verë.
Së fundmi aktorja e njohur australiane Rebel Wilson ka pretenduar se Sacha Baron Cohen e ngacmonte seksualisht atë në xhirimet e filmit “Grimsby” dhe beson se ai i bën njerëzit të ndihen jo rehat. Aktorja i bëri akuzat për yllin e komedisë britanike në librin e saj, “Rebel Rising”. Një përfaqësues i Baron Cohen i përshkruan pretendimet e saj si “të rreme”, në një deklaratë dhënë për agjencinë e lajmeve PA. 44 vjeçarja, luajti së bashku me Baron Cohen në komedinë “Grimsby” të vitit 2016, i njohur si “The Brothers Grimsby” në SHBA.