Kryeministri sllovak në luftë me jetën, publikohet video e atentatorit: E qëllova sepse…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kryeministri sllovak në luftë me jetën, publikohet video e atentatorit: E qëllova sepse…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//kryeministri-sllovak-ne-lufte-me-jeten-publikohet-video-e-atentatorit-e-qellova-sepse.jpg)
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë pasi mbeti i plagosur në një atentat që iu bë mesditën e sotme (15 maj).
Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak ka deklaruar se kryeministri është duke iu nënshtruar një operacioni dhe se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.
Në një konferencë shtypi jashtë spitalit, Kalinak tha se mjekët po luftojnë për të shpëtuar jetën e Ficos i cili ka pësuar një “politraumë” të rëndë pas disa të shtënave me armë.
“Shëndeti i Ficos është serioz, gjendja e tij është e keqe. Nuk kemi lajme të mira për momentin dhe shpresojmë në duart e mjekëve specialistë në spital”- tha ai.
Kaliňák tha se operacioni ka filluar para tre orësh e gjysmë dhe është ende në vijim.
Mediat sllovake kanë publikuar pamjet e autorit 71-vjeçar, që plagosi me armë zjarri kryeministrin e vendit, Robert Fico.
‼️ Video of the first interrogation of the man who shot Fico 5 times
The writer Juraj Cintula, who shot #Slovak Prime Minister #Fico, said he did it because he disagreed with the government's policies. pic.twitter.com/DDPBLnyxFj
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
Këto pamje janë regjistruar pasi ai është arrestuar, ndërsa referuar mediave të huaja, ka deklaruar se sulmin ndaj Robert Fico e ka kryer pasi nuk bie dakord me politikat e qeverisë së tij.
Autori është një shkrimtar i njohur në vend, ndërsa tashmë pritet që të merret në pyetje dhe të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.