U bullizua për syzet dhe dhëmbët, 10-vjeçari kryen vetëvrasje!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bullizua për syzet dhe dhëmbët, 10-vjeçari kryen vetëvrasje!

Një djalë 10-vjeçar kreu vetëvrasje pasi u bullizua në shkollë, ndërsa familja e tij tha se kishte paralajmëruar zyrtarët 20 herë për abuzimin e vazhdueshëm. Sammy Teusch, nga Greenfield, Indiana, vdiq nga vetëvrasja dhe sipas familjes së tij, ishte ngacmuar deri natën që ai ndërroi jetë. Prindërit e tij Sam dhe Nichole thonë se ai ishte ngacmuar fizikisht dhe emocionalisht në shkollë, ndërsa së fundmi u rrah në një autobus shkolle. Ngacmimi filloi vitin e kaluar kur ai ishte në shkollën fillore dhe e ndoqi atë në shkollën tetëvjeçare në Greenfield.

Sipas familjes, Sammy u tha mësuesve dhe stafit tjetër për ngacmimin 20 herë. Babai i tij Sam tha se: ‘Ata e tallën për syzet në fillim, më pas për dhëmbët e tij. Vazhdoi për një kohë të gjatë. E mbajta në krahë. Bëra atë që asnjë baba nuk duhet të bëjë kurrë dhe sa herë që mbyll sytë, është gjithçka që mund të shoh.’ Abuzimi më pas u bë fizik. Sam shtoi: “Ai u rrah në autobusin e shkollës dhe fëmijët i thyen syzet dhe gjithçka. “Telefonova shkollën dhe u thashë: “Çfarë po bëni për këtë? Vazhdon të bëhet më keq, më keq dhe më keq. Dhe nuk po bëhet më mirë. Në fakt, po përkeqësohet’.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE