Hoxha në Florida shokon me predikimin viral ku quan hebrejnë ‘vëllezër të majmunit’!
Një dentist që shërben dhe si hoxhë në xhaminë e Florida në SHBA, përballet me thirrje urgjente për largim nga detyra prej një videoje të shpërndarë gjerësisht ku quante ushtrinë e Izraelit më e keqe se nazistët ndërsa hebrejtë “vëllezër të majmunit”, për veprimet e tyre në Palestinë.
Dr. Fadi Kablawi, që është gjithashtu një imam në Miami, ka ngjallur frikë me fjalimin e tij në xhami ku i bënte thirrje Allahut të zhdukte vëllezërit e majmunëve e derrave, sipas përkthimit të publikuar nga rrjeti MEMRI TV, dega mediatike të institutit Middle East Media.
Kablawi, i cili zotëron një klinikë dentare në Florida, përveç krahasimit të kontestuar ‘nazist’, akuzonte Izraelin se “ka vjedhur organe dhe lëkurë të njerëzve në vende të tjera si Haiti, shkruan rrjeti NewYorkPost. Ai në videon e publikuar shtoi:
Gjithçka vjen sepse për këta njerëz nuk ka Zot. Ne nuk shpërndajmë propagandë. Oh Allah, ndihmo vëllezërit tanë të shtypur në Palestinë, zhduki hebrejtë tiranë, pasi ti nuk e ke problem këtë.
Pamjet shkaktuan shpejt zemërim dhe thirrje për hetim kriminal, si dhe ndalim të liçencës për dentistin që mund të punonte në pacientë që nuk i njihnin idetë e tij ‘ekstravagante’.
Rrjeti Fox News tha se kongresmeni i Florida, Randy Fine me origjinë hebreje, në një letër ankese shkruante:
Terroristë muslimanë janë mes nesh dhe praktikojnë mjekësi dentare. Në veri të Miamit, ku ka shumë hebrenj, dentisti Kablawi praktikon profesionin e tij dhe gjithashtu predikon urrejtje ndaj hebrenjve që mund të ulen në poltronën e tij. Nga e dimë ne që ai nuk i bën atyre atë që i kërkon Allahu? Ju bëj thirrje të pezulloni menjëherë liçencën dentare të Dr. Kablawi dhe të nisni hetimet pasi këtu luhet me jetën e hebrenjve të Floridas.
Kongresmeni citonte raste të tjera antisemitizmi në fjalën e Kablawi, në predikimin e 8 marsit, ku ai kishte thënë: “Oh Allah, na trego ato ditët e zeza që ti u jep të pabesëve, zhduki hebrejtë”. Por në një prononcim për rrjetin NBC 6, dentisti Kablawi përsëriste disa nga komentet, duke thënë se ato ishin lutje dhe jo nxitje dhune.