Vrasja në Fier, autori tregon me detaje rrethanat!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja në Fier, autori tregon me detaje rrethanat!

Efektivi i “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia u vra në fshatin Baltëz sepse po kryente detyrën, më 13 maj, ditën kur po shkonte në punë. Kjo del nga dëshmia e plotë që autori i dyshuar Azgan Mërnica dha për grupin hetimor. Punonjësi i policië kishte dalë nga shtëpia në Baltëz, i veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Mërnicën, i cili po drejtonte makinën me shpejtësi dhe i bëri me dorë të ndalonte. Pas vetëdorëzimit, 23-vjeçari tregoi:

Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës e do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehem me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo! Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe.

Ku shkon ti me këtë shpejtësi? Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Mbrëmjen e djeshme kur Azgan Mërnica u kthye tek banesa e dajës, familjarët kanë nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohej pasi kishin frikë se mos do ta ekzekutonte RENEA.

Në momentin që e shikoja që nuk kisha se ku shkoja e po më hahej dhe bukë se kisha dy ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do të më vriste RENEA. Erdhi e më mori një polic, shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori.

Sipas burimeve policore, 23-vjeçari nuk shfaqi asnjë shenjë pendese:

Nuk jam bërë pishman!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE