Romeo gdhend në trup tatuazhin kushtuar Heidit, ja çfarë zgjodhi ai…

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo gdhend në trup tatuazhin kushtuar Heidit, ja çfarë zgjodhi ai…

Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP 3”, kanë patur mundësinë që të bëjnë një tatuazh të ri në trupin e tyre. Përmes një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka lajmëruar se banorët mund të bëjnë një tatuazh të përjetshëm dedikuar eksperincës së tyre në këtë format të veçantë televiziv.

Romeo ka zgjedhur që në krahun e tij të bëjë një ketrush të nervozuar, i cili i dedikohet Heidit. Kujtojmë që nëna e Heidit, në mesazhin që nisi përmes “Big Love” e quajti atë me përkëdheli “ketrushe” dhe mesa duket Romeo ka preferuar që këtë dedikim ta ketë të përjetësuar në trupin e tij, duke treguar kështu ndjenjat e forta për partneren e tij.

Pas kësaj, Romeo i ka treguar Heidit kuptimin e disa prej tatuazheve që ka gdhendur në trup. Tatuazhi që Heidit i bëri më shumë përshtypje ishte vitin 1995 që Romeo kishte bërë në bark. Kur banorja e pyeti se pse e ka bërë atë, aktori tregoi se është viti kur ai ka ardhur në jetë, kur bota ndryshoi.

Sepse më pëlqen ta bëja në bark vitin e ditëlindjes së parë, se është viti kur ndryshoi bota shpirt. Linda unë. Më pëlqejnë shumë si numra 1990-1995. Janë numrat e mi. Më pëlqejnë shumë numrat tek.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE