Ukraina: Kemi rrëzuar të gjithë dronët e hedhur nga Rusia!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina: Kemi rrëzuar të gjithë dronët e hedhur nga Rusia!

Forcat ukrainase thanë se kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës. Dronët ranë mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit. Trupat ruse kanë intensifikuar goditjet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë ku dhe trupat e Kievit nuk janë në avantazh e po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Moska.

Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Në Telegram, ai shkroi se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre.

Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte godinë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi po në Telegram.

Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë. Po ashtu, guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, nuk raportoi për dëme nga sulmet gjatë natës.

Rusia që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, javën e kaluar filloi një ofensivë të re në Harkiv. Autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat ruse kanë çarë përpara me një ofensivë të gjerë prej javës së kaluar, gjendja vazhdon të jetë shumë e vështirë, por “përgjithësisht nën kontroll”.

Zelensky e vizitoi Harkivin një ditë më parë dhe ku u takua me udhëheqës ushtarakë, me të cilët bisedoi për gjendjen në Vovçansk e Liptsi, dy zona ku po zhvillohen luftime të ashpra prej disa ditësh tashmë.

Deri më sot, në rajonin e Harkivit, situata është përgjithësisht nën kontroll. Ushtarët tanë po i shkaktojnë humbje të mëdha pushtuesit. Por, fronti atje mbetet shumë i vështirë dhe ne po i përforcojmë njësitë tona.

Vovçansk dhe Liptsi, dy qyteza që gjenden vetëm 5-10 kilometra larg kufirit me Rusinë, janë bombarduar pareshtur nga artileria ruse që kur trupat e Moskës nisën ofensivën në këtë zonë më 10 maj, duke  detyruar rreth 9 mijë civilë të largohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE