E gjitha një lojë? Direkt pas daljes nga BBV, Graciano dhe Argjira fotografohen të qeshur në praninë e njëri tjetrit (VIDEO/ FOTO)

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E gjitha një lojë? Direkt pas daljes nga BBV, Graciano dhe Argjira fotografohen të qeshur në praninë e njëri tjetrit (VIDEO/ FOTO)

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz ditët e fundit, kjo për shkak të raportit të krisur mes tyre, që u aludua nga mungesa e reagimeve të Argjirës për hyrjen e dytë të Gracianos në BBV.

Aludimet kulmuan me takimin në BBV të Gracianos me nënën e tij e së fundmi u konfirmuan edhe nga vetë çifti.

Të dielën që lamë pas, Ed Manushi konfirmoi krizën në marrëdhënien e tyre, por në fakt duket se gjërat mes tyre janë në rregull.

Pas daljes së Gracianos nga BBV, dyshja janë filmuar në ambientet e TCH së bashku, ndërsa rrjeti ka nisur të ngrejë aludime të tjera nëse ‘krisja’ në marrëdhënien e tyre ka qenë e stisur për t’i dhënë vëmendje Gracianos me hyrjen e dytë në BBV, e nga ana tjetër Argjira këto kohë ka lançuar biznesin e saj të ri, “Too cute”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/05/Snapinsta.app_video_436280014_851090923519218_3180507477723161071_n.mp4

Gjithashtu, direkt pas daljes nga BBV Graciano postoi një foto ku shkroi: “Shtëpia e ëmbla shtëpia” dhe nga pamja u vu re se është shtëpia ku ai dhe Argjira bashkëjetojnë prej vitesh tashmë.

Screenshot Screenshot

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64110 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE