Meriton Mjekiqi e goditi dhe i nxiu syrin? Fation Kuqari nxjerr videon e së vërtetës!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Meriton Mjekiqi e goditi dhe i nxiu syrin? Fation Kuqari nxjerr videon e së vërtetës!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//meriton-mjekiqi-e-goditi-dhe-i-nxiu-syrin-fation-kuqari-nxjerr-videon-e-se-vertetes.jpg)
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ish-banori Fation Kuqari u rrëzua në tualet dge goditi syrin. Menjëherë në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me Meriton Mjekiqin, e prandaj mori vendimin drastik për të lënë përfundimisht garën për çmimin e madh të BBV. Ditën e sotme Fation ka ndarë me ndjekësit një video të patransmetuar më parë, të incidentit që i ndodhi.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike, ishte ish-banori Fation Kuqari.