“Pak përndjekës…”/ Paloma komenton “BBV3”: Meritoni është një lojtar kryefjalë për këtë sezon!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pak përndjekës…”/ Paloma komenton “BBV3”: Meritoni është një lojtar kryefjalë për këtë sezon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me Meritonin, ajo u shpreh:

Meritoni një djalë i mirë, i sinqertë, çfarë ka thënë ka ndodhur. Pak përndjekës… E shoh në rritje deri diku, qëkur u largua Ilnisa ndaloi pak loja e tij. Tani është ngritur sepse do një vend në finale. E tejkaloi sot pak me Eglën, filloi ta ngacmojë sepse do finale me patjetër. E shoh përsëritës, por një lojtar kryefjalë për këtë sezon… Meritoni ose me Heidin ose me Eglën e ndjen riskun…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE