“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë”/ Top Channel zbardh përgjimet e punonjësit të IT-së në Korçë!

vovalbania May 18, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë”/ Top Channel zbardh përgjimet e punonjësit të IT-së në Korçë!

Zhenika Loli, punonjës në gjykatën së Rrethit Gjyqësor në Korçë është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të drogës dhe sendeve të paligjshme.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës nën drejtimin e prokurit Bledar Vatikiaj ku kërkohet masa arrest me burg për punonjësin e IT, janë zbardhur auto-përgjimet si dhe pamjet filmike që implikojnë të dyshuarin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, dhe “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.

Pjesë nga përgjimet

-Kam një dy shok ore burrë, të bëjmë ndonjë lek. A ka ndonjë lek për mua, ta gjej nanji

Zheni: Nuk e di se, e dëgjon këtë nuk është, ti thuaj sa të duash, ti e di pazarin

-E di e di por…

Zheni: Ti e di pazarin, thuaj sa të duash, o vlla këto punë unë i bëj për mik

-E marr vësh por nuk është se ka ndonjë çmim tjetër?

Zheni: Vetëm kujdes vlla, se ti qenke ca si kshu…

-O Vla po s’janë gjëra kto tani po bëjnë gjëra…. Qenke içik i shfrenuar por bëj kujdes, unë kaq po të them, pastaj ti e di

Zheni: Mirë zemra mirë, hajd shumë faleminderit

Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton Zhenika Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE