“Ishte shumë traumatike”, Amos Zaharia flet për divorcin e Elias nga Princ Leka
vovalbania
May 18, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarizuan divorcin, që u shoqërua me bujë të madhe në media.
Vëllai i Elias, aktori Amos Zaharia, ka folur për këtë situatë dhe divorcin e motrës. I ftuar në emisionin televiziv, “Cherry on Top”, Amos tha se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi situata ishte shumë traumatike.
“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai.