Nga takimi me kryetaren e Bashkisë te prezantimi i “TEDA Tirana” për kompanitë japoneze, Veliaj nis vizitën e tij në Tokio!

vovalbania May 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga takimi me kryetaren e Bashkisë te prezantimi i “TEDA Tirana” për kompanitë japoneze, Veliaj nis vizitën e tij në Tokio!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se do të takojë kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, ndërkohë që do të promovojë edhe Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë.

“Përshëndetje të gjithëve nga Tokio! Jam këtu për një vizitë të shkurtër, ku do të përfaqësojmë B-40, Presidencën e të cilës e ka Tirana, por ndërkohë duam të reklamojmë edhe Zonën e Lirë Ekonomike – Sumitomo dhe disa kompani të tjera janë tashmë pjesë e qarkut të Tiranës dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer, por kemi gjithmonë hapësirë për të mësuar më shumë nga ata që, teknologjinë e informacionit dhe botën digjitale e kanë prekur përpara nesh. Do të kemi takime edhe me kryetarin e Bashkisë, Yuriko Koike, një mikeshë e Shqipërisë, bashkë me një grup deputetësh, të cilët drejtojnë skuadrën e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez. Me shpresë do të kemi edhe një takim me komunitetin tonë modest, por shumë simpatik, të familjeve shqiptare-japoneze këtu. Do ju azhornoj shumë shpejt”, thotë Veliaj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE