Veliaj në Tokio: Pres më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm e politikë!

vovalbania May 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veliaj në Tokio: Pres më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm e politikë!

Në vijim të vizitës në kryeqytetin japonez Tokio, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u takua edhe me kreun e Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze, Minoru Kiuchi. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se në biznes, turizëm e politikë, pret më shumë bashkëpunime Tiranë-Tokio.

Eshtë gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e mirë, Minoru Kiuchi, kryetari i Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze! Mezi pres më shumë bashkëpunime midis Tokios dhe Tiranës në biznes, turizëm dhe politikë!

Më herët dje, kryebashkiaku Veliaj u prit nga homologia e Tokios, Yuriko Koike. Një ditë më parë, Veliaj informoi se në kryeqytetin e Japonisë ndodhet për një vizitë të shkurtër, për të përfaqësuar B-40/ën, presidencën e të cilës e ka Tirana.

Po ashtu, bëri të ditur synimin për të reklamuar edhe Zonën e Lirë Ekonomike – Sumitomo e disa kompani të tjera, që tashmë janë pjesë e qarkut të Tiranës dhe siç theksoi “po bëjnë një punë të shkëlqyer” teksa shtoi:

Por, gjithmonë kemi hapësirë për të mësuar më shumë nga ata, që teknologjinë e informacionit dhe botën digjitale e kanë prekur përpara nesh.

Në janar, Tirana mori drejtimin e rrjetit të qyteteve të Ballkanit, B-40, rrjeti më i madh i bashkive të Mesdheut, i krijuar dy vite më parë.  Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj pati theksuar se përgjatë presidencës së Bashkisë së Tiranës, B-40 do të diskutojë rrugët për t’iu përshtatur zhvillimit të kohës, teksa kryeqytetin e Shqipërisë e quajti “shembull të transformimit”. Më 30 janar 2024, shprehej:

Ne e hapim kanat zemrën për mikun dhe për të gjithë miqtë që janë këtu sot, e kemi zemrën të mbushur plot. Mikpritja nuk është një rrugë me një drejtim, është një rrugë vajtje-ardhje, është marrje dhe dhënie. Besoj se sot jemi në vendin e duhur ku guri i qoshes është pikërisht bashkëpunimi, marrja dhe dhënia me njëri-tjetrin. Jemi me zemrën e hapur për miq si ju, gati t’ju presim, t’ju japim edhe ne pjesën tonë më të mirë të kulturës e mikpritjes sonë dhe është koha për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes nesh si kurrë më parë.

Propozimi i parë i Veliajt për 40 bashkitë e këtij rrjeti, ishte krijimi i një fondi të përbashkët për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE